Një djali të ri nga Durrësi i kanë bërë atentat në Itali.

Shqiptari 22-vjeçar me iniciale S. R. ka mbetur i plagosur në këmbë, kur mbrëmjen e djeshme e qëlluan me disa plumba.

"La Stampa" raporton se ngjarja ndodhi në Savona, ndërkohë që vetë shqiptari banonte në Toirano dhe prita iu bë në Olivette.

Ai i shpëtoi për mrekulli vdekjes, dhe me nxitim u fut në një dyqan cigaresh elektronike ku mundi të strehohej, duke i shpëtuar kështu breshërisë së plumbave.

Ndjeva një goditje të fortë në këmbë, të qëlluar nga pas”, ka thënë durrsaku para policisë.

Më pas ai iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale. Sakaq mjekët italianë kanë thënë se durrsaku është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e atentatit. Sipas hetimeve paraprake, rezulton se autorët ende të paidentifikuar e kishin ndjekur të riun dhe me pas i zbrazën armën.