Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një 24-vjeçar nga Tirana.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se shtetasi E.A., vjeç 24, banues në Tiranë, ka vjedhur banesën e shtetasit B.S., vjeç 31, banues në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2 të qytetit ku autori ka marrë bizhuteri të ndryshme nga shtëpia e durrsakut.

Nga të njëjtat burime, mësohet se nga veprimet e kryera rezultoi se 24-vjeçari është autor i dy vjedhjeve të tjera.

Policia po punon për kapjen e të riut ndërkohë që materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, sipas nenit 134/2 të Kodit Penal.