Një banesë në Durrës, në lagjen nr.12 është boshatisur nga hajdutët.

Burime zyrtare nga policia njoftojnë se është vjedhur banesa e shtetasit Xh. S.,  vjeç 47.

Autorët, ende të paidentifikuar nga ana e policisë, kanë hyrë në banesë dhe kanë arritur që të vjedhin të gjitha orenditë.

Ngjarja është regjistruar këtë të diel rreth orës 12:00.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.