Një shumë lekësh është vjedhur nga kasa e një farmacie në lagjen nr.12 në Durrës.

Policia bën të ditur se pre e vjedhësit ka rënë farmacia në pronësi të shtetases E.D. 30 vjeçe.

Hajduti ka hyrë në ambientet e farmacisë dhe është larguar nga aty pasi ka marrë me vete lekët që ndodheshin në kasë.

Policia nuk jep hollësi lidhur me vlerën e parave të vjedhura, por sqaron se ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.