Pre e hajdutëve mbrëmjen e së hënës ka rënë shkolla e mesme e përgjithshme “Olsi Lasko” në Shkozet.

Sipas burimeve të DurrësLajm, të konfirmuara edhe nga policia e Durrësit, hajdutët kanë depërtuar në kabinetin e informatikës duke marrë me vete kompjuterat që ndodheshin aty.

Dyshohet se në vjedhje kanë marrë pjesë disa persona. Vjedhja është konstatuar mëngjesin e sotëm nga stafi i shkollës, që ka njoftuar policinë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka mbledhur provat materiale.

Po punohet për të identifikuar dhe kapur autorët.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.08.2018 ,  gjatë natës  në lagjen Nr. 14  Durrës ne ambjentet e  shkollës  së  mesme persona ende te pa identifikuar  kanë vjedhur disa tableta  dhe një pompë uji.

Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Vjedhja" parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.