Një pikë shitjesh e pllakave të një kompanie private në lagjen nr.17/1 në Durrës, ka rënë pre e hajdutëve mbrëmjen e  kaluar të 12 shkurtit.

Policia bën me dije se pika e shitjeve të pllakave, me administratore shtetasen A.G, vjeç 38, banuese në Durrës, është vjedhur me thyerje gjatë natës.

Burime zyrtare raportojnë se autorë ende të paidentifikuar kanë marrë një sasi të papërcaktuar lekësh.

Ndërkohë që, blutë e qytetit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.02.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 17/1, kanë vjedhur me thyerje pikën e shitjes së pllakave të një kompanie private me administratore, shtetasen A.G, vjeç 38, banuese në Durrës, ku kanë marrë një sasi të papërcaktuar lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.