Vidhet një automjet tip “Benz” në lagjen nr. 18 në Durrës.

Sipas policisë, ngjarja është regjistruar gjatë natës së shkuar (10 qershor), ndërsa është konstatuar në mëngjes nga pronari, shtetasi P.Ç., 50 vjeç.

Ai ka deklaruar se e kishte parkuar “Benz”-in pranë banesës.

Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.