Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura në qytet si dhe për kapjen e vënien para përgjegjësisë autorët, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

I.T., 16 vjeç, banues në Vlorë.

R.L., 14 vjeç, banues në Vlorë.

Do të procedohet në gjendje të lirë shtetasi minoren K.B..

Këta shtetas më datë 23.06.2018, në lagjen ”28 Nëntori”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur dyqanin e shtetasit V.M., ku kanë marrë një shumë lekësh.

Po ashtu gjatë veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e të tjera vjedhjeve të kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorë edhe të vjedhjeve të mëposhtme:

Më datë 08.05.2018, në lagjen ”24 Maji”, kanë vjedhur lokalin e shtetasit V.F.

Më datë 18.04.2017, në lagjen ”Pavarësia”, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit E.D.

Më datë 19.06.2018, në lagjen ”Pavarësia 3”, kanë vjedhur dyqanin e shtetases F.F.

Vijon puna për vënien para përgjegjësisë autorët kryerës të veprave penale, me qëllim krijimin e një ambjenti sa më të sigurtë për të gjithë.