Policia e Durrësit njofton se viktima që u mbyt sot te Gjiri i Lalzit është shtetasi me inicialet F.A., 18 vjeç nga Tirana.

I riu ndërroi jetë në spitalin e Durrësit, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Më herët gjatë ditës së sotme, një 30-vjeçar u mbyt në Velipojë në tentativë për të shpëtuar të fejuarën e tij nga dallgët.

Informacioni paraprak:

Më datë 22.07.2018, te Gjiri i Lalëzit është mbytur në det shtetasi F. A. 18 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.