Policia e Beratit ka zbardhur vjedhjen 3 milion lekë në një shtëpi në këtë qytet dhe ka prangosur autorin.

Në njoftimin e policisë thuhet se “specialistët e Seksionit për Krimet pas një pune hetimore bënë ndalimin e shtetasit: Ermal Xhafa, 34 vjeç, banues në Berat”.

Ndalimi i shtetasit të lartpërmendur u bë pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së ndodhur në banesën e shtetasit I.N, 37 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, ku pasi ka hyrë nga dritarja e banesës ka marrë një sasi prej 3.000.000 lekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale "Vjedhje".