Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e Eftmimiu Eftimius për lirim nga burgu duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Ai ofroi garanci pasurore 10 mijë euro në këmbim të lirisë, por kërkesa u refuzua.

Eftmimiu Eftimius sot nuk ishte në seancë i pranishëm. Ai akuzohet si autori i dyshuar i vrasjes së Devi Kasmit në datë 29 janar në Tiranë. Greku u arrestua disa ditë pas vrasjes, ndërsa ka mohuar akuzat.

Ai i ka cilësuar si spekulime të pa baza akuzat, por sipas prokurorisë ka prova se greku, më pas ish-agjent policie, e ka kryer vrasjen. 

Gjithashtu në burg janë lënë edhe bashkëpunëtorët; Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari, ndërsa në kërkim është Aurel Hoxhallari.