Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për ndryshimin e masës së sigurisë për Eugen Bitrajn, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e 21-vjeçarit Marvi Mihalit, ngjarje kjo e ndodhur një vit më parë.

Eugen Bitraj duhet të qëndrojë në burg pas ndryshimit të akuzës nga moskallëzim krimi në vrasje e kryer në bashkëpunim.

Pak ditë më parë, gjykata ndryshoi masën e sigurisë ndaj Kridens dhe Marsel Allës. Ndryshimet e masës së sigurisë erdhën pas denoncimit që bënë familjarët e viktimës pas lirimit të tre të akuzuarve në masën detyrim paraqitje.