Prokuroria ka kërkuar sot burgim të përjetshëm për Ferdinand Rukon, personi i cili një vit më parë vrau bashkëshorten e tij duke e hedhur nga dritarja e tualetit. Por për shkak se gjykata pranoi kërkesën e të pandehurit për gjykim të shkurtuar, ky dënim ulet në 35 vjet burg.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e çiftit në qytetin e Fierit më 3 dhjetor të 2016-s. 52-vjeçari, pas një debati me Liljana Rukon e dhunoi atë fizikisht dhe më pas e hodhi nga dritarja e tualetit të apartamentit të tyre. 41-vjeçarja gjeti vdekjen e menjëherëshme.

Sipas hetimeve, shkak për krimin makabër ishin grindjet e vazhdueshme të çiftit për arsye ekonomike dhe xhelozie. Për viktimën, Gjykata e Fierit kishte lëshuar dhe urdhër-mbrojtje, por pavarësisht kësaj çifti Ruko vazhdonte të jetonte nën një çati