Shqiptari i arrestuar para dy vitesh pasi vrau gruan e tij greke me thikë, ka bërë një kërkesë për prindërit e viktimës.

Sipas mediave greke, Klodi Lesi u ka kërkuar atyre që të flasë me fëmijët. "Sigurisht që u mungon nëna e tyre. Edhe ata kanë nevojë të thonë fjalën 'mama', " është shprehur babai i Lela Mavromatit, Charalambos.

Sëbashku me gruan e tij, i ati i viktimës po kujdesen për dy djemtë njëri 6 dhe tjetri 8 vjeç. Prindërit e Lelës ende janë të frikësuar nga shqiptari, i cili pasi vrau gruan, rrëmbeu për gati tre javë njërin nga djemtë.

Ata shpjegojnë se fëmijët janë ende nën kujdesin e psikologëve pas gjëndjes së rënduar që kaluan pas vdekjes së nënës së tyre, shkruan AthensMagazine.