Zbardhet deklarata në polici e biznesmenit të rrëmbyer në Durrës: Jam i kërcënuar me jetë

Postuar: 17/04/2018 - 12:30

Nuk pagoi dot 13 mijë eurot e mbetura të apartamentit të tij, vëllezërit ndërtues e marrin peng disa orë në makinë, duke e kërcënuar për kthimin e shumës së parave.

Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës në zonën e Plazhit. Sipas Policisë, dy vëllezërit me iniciale J.N. dhe Xh.N., banues në Durrës, rrëmbyen shtetasin K.P., sipërmarrës në fushën e ndërtimit, (merrej me instalime elektrike dhe hidraulike). Ata e kanë mbajtur të izoluar për disa orë dhe e kanë rrahur barbarisht 33- vjeçarin, ndërsa e kanë lënë të lirë kur kanë pikasur ndjekjen nga Policia..

I tronditur, 33-vjeçari i është drejtuar Policisë për mbrojtje, duke treguar me detaje konfliktin dhe atë që i kishte ndodhur pasditen e së dielës gjatë rrëmbimit. Sipas tij, bëhet fjalë për një borxh të pakthyer.

"Bëhet fjalë për rreth 13 mijë euro që iu kam borxh. Kam marrë një apartament nga vëllezërit dhe nuk u kam shlyer një pjesë të shumës që përkthehet në 13 mijë euro. Pjesën tjetër të parave kishim rënë dakord të shlyheshin në formë kliringu, pasi unë iu kam kryer punime hidraulike dhe elektrike në pallatin që ata kanë ndërtuar në plazh. Ka disa kohë që m’i kërkojnë me këmbëngulje dhe më kërcënojnë vazhdimisht. Unë s’i kam ato para për t’ua kthyer dhe nuk kam mundësi momentalisht t’ua kthej borxhin. U kam kërkuar të më presin edhe disa kohë, pasi s’kam t’ua jap. Ata jetojnë më shumë jashtë shtetit dhe kur ktheheshin më kërcënonin vazhdimisht se do të më vrisnin, nëse nuk u ktheja paratë. Ata më morën forcërisht dhe më futen në makinë. Më kërcënuan dhe më rrahën brutalisht dhe më pas më hodhën tek Ura e Dajlanit. Dua mbrojtje nga Policia, pasi ndihem i kërcënuar me jetë", ka deklaruar 33-vjeçari.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Viktima e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Novara, në Legnano të Italisë është një 47-vjeçar shqiptar.

   Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë, në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të Maminasit.

   3 persona janë shpallur në kërkim për plagosjen me thikë të 20-vjeçarit Elvis Metaj nga Durrësi.

Një sherr me thika ku për pasojë është plagosur një person, ka ndodhur pak pas mesditës së sotme në qytetin e Durrësit.

Plagoset me thikë një i ri në Durrës.

“Gangsterët shqiptarë e kartelit famëkeq ‘Hellbanianz’ mburren me tufat e mëdha të parave që bëjnë nga trafiku i kokainës në Londër”.

Rrëfehet Olcion Muça, efektivi i ushtrisë, në repartin e Poshnjes në Berat, i cili u arrestua, pasi tentoi të grabiste filialin e një ban

Pas arratisjes të pazakontë të 28-vjeçarit Mikel Kasa nga ambientet e Gjykatës së Vlorës, kreu i këtij institucioni Skënder Haluçi ka dhë

Mikel Kasaj, ky që shihni në foto, është personi që u arratis sot në mënyë të pazakontë nga ambientet e gjykatës së Vlorës, menjëherë sap