Zbulohen detaje tronditëse nga dëshmia e 32-vjeçarit për vrasjen e shokut

Postuar: 12/03/2018 - 19:59

   Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar nga dëshmia e 32- vjeçarit nga Malësia e Madhe, Albert Zekaj, për vrasjen e shokut të tij nga Fieri, Kreshnik Beqiraj.

Mësohet se i riu i akuzuar për vrasje, ka shpjeguar për grupin hetimor se pas krimit të rëndë, ai ka shkuar edhe katër herë të tjerë te vendi ku kishte groposur mikun që e strehoi atë për një kohë të gjatë në shtëpinë e tij në Fier.

“Pasi e groposa, kam shkuar edhe katër herë të tjera në kohë të ndryshme, për të kontrolluar nëse ishte zbuluar vendi ose jo. Hera e fundit ka qenë para një muaji. Kisha merak që e kishin zbuluar, ndaj nuk më zinte vendi dhe jam detyruar të kthehem vetë për të parë. Kur e shihja që në vend nuk kishte gërmime, qetësohesha”, është shprehur gjatë dëshmisë së tij 32-vjeçari Zekaj.

Edhe pas krimit, ai ka qëndruar për rreth tre muaj në banesën e horrorit. Në muajin gusht, Zekaj është larguar nga Fieri dhe ka kërkuar ndihmë në një shoqatë fetare në Tiranë, përmes së cilës kishte përfituar strehim dhe ushqime. Por, nga ana tjetër edhe vizitonte shpesh familjen e tij në fshat në Malësinë e Madhe, aty ku edhe u arrestua.

Mësohet se 32-vjeçari është shprehur se teksa strehohej në një shoqatë fetare në Tiranë, ai kishte pikasur se ngjarja e tij po zbulohej, pasi kishte parë prani të Policisë në këtë qendër. Më pas, ai ishte detyruar të largohej dhe të kërkonte ndihmë te disa të afërm të tij për ta strehuar.

Siç ai ka deponuar, ai është detyruar t’ua rrëfejë krimin e rëndë, që kishte bërë disa të afërmve, te të cilët kishte pasur besim se do ta strehonin. Por ata nuk kanë pranuar ta ndihmojnë duke i thënë se duhej të vetëdorëzohej në Polici. Dy ditë më parë, gjatë seancës për masën e sigurisë, Zekaj është shprehur se “jam i penduar dhe u kërkoj falje familjarëve. Ligji le të veprojë”.

Ai ka dhënë më pas dëshmi tronditëse para trupit gjykues për mënyrën se si ka kryer vrasjen e 36-vjeçarit Beqiraj, më 22 qershor të vitit të kaluar, por që u zbulua vetëm pas gjetjes së trupit, katër ditë më parë në një kanal në fshatin Daullas në Fier. Zekaj ka pranuar autorësinë e vrasjes së shokut të tij, me të cilin kishin ndarë shtëpinë në Fier dhe madje, ka treguar dhe si e ka kryer krimin.

Ai ka shpjeguar se natën e vrasjes kishte shkuar në gjendje të dehur në shtëpinë ku jetonte bashkë me Kreshnik Beqirajn. Nën efektin e alkoolit, ai tha se e kishte goditur shumë herë me çekiç, ndërsa 36-vjeçari ishte në gjumë, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas e ka lënë trupin për tri ditë të fshehur në shtëpi dhe pastaj e ka copëtuar.

Më tej, e ka mbështjellë me batanije dhe i ka vendosur në një valixhe dhe pjesët e trupit i ka hedhur në një zonë të fshatit Daullas. Gjithashtu, gjatë këtyre ditëve, pasi i ati i Kreshnikut kishte humbur kontaktet me të birin, ka shkuar në shtëpinë ku jetonin dy të rinjtë për t’u interesuar.

“Isha i dehur. Piva në një lokal te ‘Zogu i Zi’. Kur shkova në shtëpi, ai po flinte. Mora një çekiç dhe e godita disa herë në kokë. Nuk e di sa herë, por ndoshta nja dhjetë herë. E godisja me nerva. Pastaj, kur u sigurova që vdiq, e fsheha poshtë krevatit që të ngrinte gjaku. Tri ditë e mbajta në shtëpi se nuk kisha si ta nxirrja trupin nga aty. Një ditë më pas erdhi i ati dhe e kërkoi, por unë i thashë që ishte në punë. Kur iku ai, mori një fotografi dhe e dija që do denonconte, prandaj kërkova mjete prerëse, sëpatë dhe thikë. E copëtova trupin ditën e tretë dhe e futa në valixhe, pastaj e mbështolla me batanije dhe shkova natën e varrosa në kanal. Isha i çoroditur nga ajo që kisha bërë. U pendova që atë ditë. Edhe tani ndihem në faj. Jam penduar dhe u kërkoj falje familjarëve”, deklaroi në gjykatë 32-vjeçari Zekaj. /PANORAMA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje në rrugën e Rrencit në Shkodër, në njësinë administrative Guri i zi.

   Aksident i rëndë rrugor në rrugën e Rrencit, në njësinë Guri i Zi, në Shkodër.

   Ka dashur të bëjë të “fortin” duke ‘pushtuar’ një sipërfaqe toke publike, por duket se nuk i ka bërë mirë llogaritë.

   Të tjera detaje zbulohen pas bllokimit të një sasisë parash prej 1.5 milion eurosh në portin e Durrësit të cilat ishin fshehur në një

   Një i moshuar e përndiqte prej muajsh, farmacistja pëson trompozë.

   Një shqiptar u arrestua nga policia italiane, pasi u kap ndërsa po drejtonte një furgon, me të cilin po transportonte 50 kg marijuanë.

   Një automjet tip "Fiat Punto" drejtuar nga një 21 vjeçar është përplasur me trafik-ndarësen në Kalimash, në autostradën Milot-Kukës. 

   Pronarit të një lokali i është vendosur gjatë natës në dritaren e lokalit të tij nje kallëp me lëndë plasëse.

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar që po drejtonte një furgon me të cilin transportonte 50 kg marijuanë.

Një i moshuar që ishte larguar pej dy ditësh nga banesa e tij,  është gjetur i pajetë në malin e Kapinës në Berat.