Zhdukja pa lënë gjurmë e dy motrave binjake 16-vjeçare, ka ngritur në këmbë policinë. Kanë qenë familjarët e vajzave me iniciale A.O., dhe E.P., konkretisht babai dhe i vëllai, shtetasit me inicialet B.O., 44 vjeç dhe M.P., 23 vjeç, që kanë bërë denoncimin dje në komisariatin nr.5 në Tiranë.

Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije për ‘BalkanWeb’ se ka dyshime që adoleshentet mund të jenë nisur drejt Kosovës. Kjo bazuar edhe tek dëshmia e një nga shoqeve të vajzave, e cila i kishte dëgjuar ato një ditë teksa flisnin për një udhëtim të mundshëm drejt Kosovës. Ndërkohë, familjarët shprehin shqetësimin dhe frikën e tyre se vajzat mund të bien pre e ndonjë trafikimi.

Pas denoncimit të familjarëve, Policia kërkoi informacione nga Policia Kufitare e Kukësit, për të parë nëse vajzat kishin udhëtuar drejt Kosovës. Ndërkohë, burimet pohojnë se të paktën deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm, vajzat nuk rezultojnë të kenë kaluar kufirin. Sakaq, vijojnë hetimet për gjetjen e vajzave.