Zhdukja e avokatit/ Prokuroria e Durrësit në lëvizje për gjetjen e Besnik Muçës

Postuar: 14/11/2017 - 12:39

Pas denoncimit të vëllait, edhe Prokuroria e Durrësit u vu në lëvizje për zhdukjen e avokatit Besnik Muço, që nga data 2 Nëntor. Më herët prokuroria e Barit kishte nisur hetimet pas denoncimit të bashkëshortes së tij që e priste në Itali.

Organi i akuzës ka disa dyshime për zhdukjen e avokatit, që nga rrëmbimi i tij deri tek mbytja në det. Për herë të fundit Muço kishte kontaktuar me bashkëshorten ku e njoftonte se po hipte në traget në Durrës për të shkuar tek ata në Itali.

54-vjeçari Muça kishte dokumente të rregullta qëndrimi në Itali, ku jetonte prej vitesh me bashkëshorten dhe fëmijët.

Kurse kohët e fundit ai kishte nisur punën si avokat i lirë në Tiranë. Në datën 2 Nëntor, Besnik Muço rezulton të ketë kryer të dyja procedurat në portin e Durrësit si atë të check-in dhe regjistrimin në sistemin TIMS. Por ai nuk zbriti në portin e Barit./abcnews.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Policia e Durrësit ka identifikuar njërin nga autorët e rrahjes së avokatit të njohur nga Durrësi, Ilia Ilia, një ditë më parë, pranë

   Ndalohet dhe shoqërohet në polici kreu i PD-së në qytetin e Gramshit, Elmaz Haruni.

   Policia e Tiranës ka bërë thirrje për identifikimin e një zonje që është e sëmurë.

   Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën e lagjes ‘Nënë Tereza’ në Lezhë.

Një sherr masiv ka ndodhur para një lokali në qytetin e Vlorës.

Një 59-vjeçar nga Durrësi, i cili ishte me pushime në Dhërmi, ka humbur jetën ditën e djeshme.

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në “Rrugën e Kombit” por fatmirësisht nuk flitet për viktima, vetëm të plagosur.

Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen "18 Tetori" të Gjirokastrës.  

Një 29-vjeçar shqiptar është vetëdorëzuar tek autoritet italiane, pasi të hënën në mesnatë qëlloi me pistoletë xhaxhain e gruas së tij.

Tre persona janë arrestuar nga policia në Tiranë në vijim të luftës kundër drogës, ndërsa janë sekuestruar 63.2 gramë lëndë e dyshuar nar