Një apartament ku jetonin studente me qira u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme.

Sipas policisë, zjarri në apartament u shkaktua nga një tenxhere e harruar në një rezistencë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 maji në Elbasan në vendin që njihet si “Rruga e Sarës”.

Nga incidenti u fikën edhe dritat për rreth 20 minuta në të gjithë qytetin, ndërsa për shkak të alarmit, në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe rreth 50 forca policie FNSH dhe SHQIPONJA, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Për fat të mirë nga zjarri nuk pati dëme në njerëz por vetëm në disa orendi të vogla.