Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë paraditen e sotme rreth orës 11:40 pranë qendrës së Tiranës.

Ngjarja ndodhi në hyrje të rrugës "Myslym Shyri", përballë Gjykatës së Lartë fare pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

Nga burimet paraprake mësohet se bëhet fjalë për një zjarr në një ambient bosh dhe nuk ka dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat zjarrfikëse të cilat nisën punën për shuarjen e flakëve.

Policia bllokoi edhe qarkullimin në zonë me qëllim për t'i lehtësuar veprimet e efektivave të zjarrfikëseve. /Ora News/