1 Qershori/ Shfaqja e fëmijëve të Durrësit në prag të festës së tyre (VIDEO)

Postuar: 31/05/2018 - 14:17

Me rastin e 1 Qershorit, festës së fëmijëve, trupa e baletit të koreografit Arian Plaku dha një shfaqje për fëmijët e qytetit bregdetar në sallën e teatrit "Aleksandër Moisiu".

130 fëmijë të moshës nga 2 deri të 17 vjeç janë bërë pjesë e show-t koreografik me kërcime nga zhanre të ndryshme. Për rreth 2 orë fëmijët kanë performuar në skenë 24 numra koreografikë, me 160 kostume të ndryshme.

Balerinët e vegjël janë duartrokitur gjatë, numër pas numri nga bashkëmoshatarët e tyre. Koreografi Arian Plaku këtë radhë solli edhe regjinë, ndërsa As/Koreograf i shfaqjes ishte Meriola Bashhysa Chiara Xoxi. Spektakli u prezantua nga Rea Hoti dhe Ersi Mehmeti, të cilët në eksperiencën e parë të prezantimit e kaluan me sukses ashtu si edhe shfaqja në tërësi.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

I janë dashur dy muaj kohë për të përgatitur kalendarin artistik veror TKOB, që pas anoncimit të këtij lajmi më 13 prill, kur drejtuesja

Aktori Laert Vasili ishte i ftuar sot në “KafeIN” për të diskutuar në lidhje me prishjen e Tatrit Kombëtar, një temë e cila ka shkaktuar

Aktori Bujar Kapexhiu ka dalë hapur kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli ka sqaruar reagimin e tij ndaj artistit të njohur Mirush Kabashi, pas qëndrimit që ky i fundit sh

   Në qytetin e Durrësit është organizuar festivali “Pranvera poetike durrsake”.

Të bashkuar për një qëllim të vetëm, për t’iu ardhur në ndihmë sa më shumë fëmijëve në nevojë.

Aktori i njohur Laert Vasili në takimin me artistët teksa diskutohej fati i Teatrit Kombëtar zgjodhi të flasë me ironi dhe fjalë therëse.

Në sallën e Teatrit të Qendrës Kulturore të Fëmijeve në Durrës, është zhvilluar konkursi i zërave të rinj i titulluar "Unë Këndoj".