Punimet më të mira të 12 prej mjeshtrave të penelit janë bërë pjesë e ekspozitës së përbashkët të çelur këtë mes dhjetori në Durrës në galerinë e arteve pamore.

Idea e Viktor Dhimgjinit është realizuar me sukses, ndërsa bashkë janë bërë 12 piktorë nga qytete të ndryshme të vendit. Emra të njohur të pikturës, me përvojë 40-vjeçare mbi supe si Agron Dine, Buron Kaceli, Arsen Kurtiu, Kujtim Buza, Nikolin Ivanaj, Pashk Pervathi, Sadik Kasa etj. kanë realizuar punime mbresëlënëse.

50 punime, ku spikasin peisazhet nga qytete të ndryshme të vendit, do të qëndrojnë në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasia” për rreth 10 ditë. Ky grup ka shëtitur vendet më piktoreske të Shqipërisë, Vlorën, Beratin dhe së fundmi edhe Durrësin duke i kthyer imazhet që u kanë mbetur në mendje në tablo.

Fatmir Toçi tregon arsyet pse është zgjedhur pikërisht qyteti i Durrësit për ekspozimin e punimeve të tyre. Në pikturat e realizuara janë përdorur kryesisht teknikat e vajit.

K.H.