Artistët në protestë, hyjnë me forcë në ndërtesën e teatrit dhe i bëjnë thirrje Kumbaros

Postuar: 12/02/2018 - 12:50

Artistët e teatrit kanë hyrë me forcë në godinën e Teatrit Kombëtar, në shenjë proteste për zhvendosjen e tij siç parashikohet në pr/ligjin e kundërshtuar prej tyre.  Ata kanë protestuar sërish dhe me shumë vështirësi kanë mundur të hyjnë deri në hollin e Teatrit Kombëtar. Ata kërkojnë transparencë për gjithçka dhe kërkojnë takim me Kumbaron.

“I bëjmë thirrje ministres Kumbaro që tu përgjigjet kërkesave tona, të bëhet çdo gjë transparente pasi e-mailet që supuzohet të jenë dërguar, nuk na kanë ardhur”,- thonë artistët.

Përderisa nuk është caktuar ende një datë se kur ministrja Kumbaro do t’i presë, artistët parashtrojnë datën 14 shkurt, të mërkurën në orën 16:00 në ambientet e TK-së dhe presin që Kumbaro të shkojë.

Më herët Kumbaro është treguar e gatshme t’i takojë artistët, ndërsa ka sqaruar se:

"Ne jemi duke ndërmarrë një nismë ligjore që vjen si pasojë e kërkesave jo vetëm të artistëve por edhe të institucioneve kulturore, qendrore por edhe vendore siç është teatri i Korçës, për të krijuar mekanizma për organizimin e projekteve kulturore të cilat sot edhe për gjëra të vogla siç janë rekuizitat apo veshjet duhet të kalojnë në disa procedura burokratike të prokurimit, të cilat përpos të tjerash krijojnë edhe pengesë për krijimtarinë artistike. Ligji aktual për artin dhe kulturën që është ai i vitit 2010 ka krijuar një mekanizëm lehtësimi për projektet kulturore që përjashton nga prokurimi nëpërmjet formulës së kolegjiumeve vetëm për Ministrinë e Kulturës. Ne gjykojmë që ky mekanizëm duhet të përhapet edhe tek institucione të tjera me qëllim decentralizimin dhe nxitjen e financuesve të tjerë për mbështetjen e aktiviteteve kulturore."

Në lidhje me ndërtimin e Kullës, Kumbaro tha se po mbarojnë punimet ne qendrën e artit e pagëzuar me emrin Turbina. "Salla aktuale e teatrit do të vazhdojë të jetë funksionale edhe për trupën e teatrit edhe për trupa të tjera. Teatri Kombëtar do vazhdojë të jetë në funksion deri ditën që do të na vijë projekti por trupa e tij do zhvendoset në një mjedis shumë komod dhe në këtë gjë e kemi dakordësuar më herët me artistët".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aktori Laert Vasili ishte i ftuar sot në “KafeIN” për të diskutuar në lidhje me prishjen e Tatrit Kombëtar, një temë e cila ka shkaktuar

Aktori Bujar Kapexhiu ka dalë hapur kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli ka sqaruar reagimin e tij ndaj artistit të njohur Mirush Kabashi, pas qëndrimit që ky i fundit sh

   Në qytetin e Durrësit është organizuar festivali “Pranvera poetike durrsake”.

Të bashkuar për një qëllim të vetëm, për t’iu ardhur në ndihmë sa më shumë fëmijëve në nevojë.

Aktori i njohur Laert Vasili në takimin me artistët teksa diskutohej fati i Teatrit Kombëtar zgjodhi të flasë me ironi dhe fjalë therëse.

Në sallën e Teatrit të Qendrës Kulturore të Fëmijeve në Durrës, është zhvilluar konkursi i zërave të rinj i titulluar "Unë Këndoj".

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, dhuroi mbrëmjen e kaluar emocione të paharrueshme për mijëra shqiptarë, të cilët ki