Violinisti durrsak Olen Çezari, i cili me talentin e tij ka mahnitur edhe të huajt, ka interpretuar me violinë në një vend të pazakontë, në krahët e Statujës gjigande të Krishtit në Rio de Zhanerio, në Brazil.

Ai sjell me instrumentin e tij tingujt e magjishëm të “Ave Maria” që flasin për dashurinë hyjnore të nënës për fëmijën. Postimin e tij në Facebook, Çezari e shoqëron edhe me një video që ilustron më së miri muzikën e magjishme të virtuozit nga Durrësi me pamjet e mrekullueshme që ofron panorama e Rio de Zhaniero, parë nga lartësia e krahëve të Jezu Krishtit.

Ave Maria në Rio është një udhëtim në një vend të fshehur shpirtëror, dhe introspektiv të zemrës sonë. Një dhomë e vogël që ne e kemi harruar se ka ekzistuar ndonjëherë. “Dashuria e pastër”

E pastër si dashuria e nënës për fëmijën e saj që e ndjek atë, duke eksploruar botën hap pas hapi dhe ditë pas dite. Dashuria është arsyeja përse ne i bëjmë gjërat dhe në këtë klip vajza e vogël po zbulon një lloj tjetër dashurie, përpos asaj për nënën.

Ky udhëtim është pelegrinazhi drejt Krishtit shpëtimtar me muzikën që ata po dëgjojnë teksa vijnë në krahet e Krishtit.  Vizioni i besimit dhe shpresës në muzikë, duke na përqafuar të gjithëve”,- thotë Çesari.