Durrës, "Muret e Portës" marrin një pamje të re (FOTO)

Postuar: 04/01/2018 - 19:40

   Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Durrës, përmes një postimi në Facebook, njofton përfundimin e projektit që synonte t’i jepte një pamje të re, një prej monumenteve arkeologjike me mjaft vlera në qytetin bregdetar.

Përmes një serie fotosh, DRKKD prezanton përfundimin e projektit të mirëmbajtjes në monumentin "Muret e Portës" me vendndodhje në Porto Romano, i ndërtuar gjatë sundimit të perandorit Anastasi I.

Qyteti i Durrësit ka trashëguar prej shekujve e mijëravjeçarëve një sërë objektesh arkeologjike e historike, të cilat dokumentojnë fazat e ndryshme të historisë së qytetit bregdetar.

Përveç turizmit gjatë sezonit veror, Durrësi ofron për të gjithë turizëm kulturor përgjatë 12 muajve të vitit. Restaurimi dhe mirëmbajtja e objekteve e monumenteve arkeologjike dhe historike të qytetit janë një vlerë e shtuar për Durrësin dhe mijëra turistë të huaj që e vizitojnë qytetin bregdetar.

Pak histori

Muri i Portës ndodhet rreth 7 km në veri të qytetit të Durrësit, në vendin e quajtur Porto Romano. Ai shërbente dikur për të mbyllur rripin e ngushtë të tokës, ndërmjet detit dhe kënetës. Ndër të parët autorë që përshkruan këto mure është Hëzei, i cili shkurtimisht vë në dukje se muret mbyllnin ngushticën, që kish një gjatësi jo më të madhe se 200 m dhe se sistemi i tyre i ndërtimit me breza, paraqiste ngjashmëri të madhe me pjesët më të rregullta dhe më të vjetra të rrethimit të madh të Durrësit. Prashniker dhe Shober japin një përshkrim më të gjerë të mureve dhe përcaktojnë se ato i përkasin kohës së Anastasit I dhe se ishin pjesë e sistemit të fortifikimit të qytetit të Durrësit.

Një masë paraprake për të mbrojtur këtë pikë të dobët të kalasë e mori perandori Anastasi I, duke kaluar këtej rrethimin e tretë të qytetit, mirëpo, ndryshe nga mendimi i Hëzei dhe Shober, muri i Portës përfaqëson një vepër të Justinianit I, i cili sipas Propokopit të Cezaresë, ndërtoi në Durrës një kala të re.
Muri shërbente për të mbyllur ngushticën ndërmjet detit dhe kënetës. Prej tij është ruajtur vetëm një trakt rreth 60 m i gjatë dhe një kullë katërkëndëshe. Për ndërtimin e murit është përdorur teknika opus mixtum. Ai ka gjerësi rreth 1, 75 m dhe përshkohet tej për tej prej brezash tulle me lartësi rreth 35 cm dhe distancë 60 – 75 cm nga njëri tjetri. Në disa tulla vërehet monogrami Φ i stampuar në reliev.

Sondazhi në thellësinë deri në 2, 20 m, i cili zbuloi themelin e murit, vërtetoi se fortifikimi i përket vetëm një faze ndërtimore. Kulla katërkëndëshe ka përmasa 5, 95×6,15 m dhe ka qenë dykatëshe, me nga një hyrje në çdo kat. Në katin e dytë kalohej me anë të një shkalle dy rampëshe, të mbështetur në murin të mbështetur në murin e prapmë të kullës. Hyrja e Kështjellës, Porta, prej së cilës ka marrë emrin fortifikimi ndodhet në perëndim të kullës dhe ka pasur një gjerësi prej 3, 80 m. Brenda saj dallohen gjurmët e dy mureve që i mbështeten kurtinës në dy anët e hyrjes, të cilat kanë shërbyer si bazamente të shkallëve që të çonin në shtegun e rojeve, duke i dhënë njëkohësisht përparësi mbrojtjes së portës. Krahas murit që ndiqte izoipsin e kodrës nga ana e detit, në lartësinë 80 m mund të hetohen gjurmët e një fortifikimi të vogël trekëndësh, që lidhet organikisht me këtë mur. Të dhënat historike dhe teknika e ndërtimit, e datojnë murin e Portës në shek.VI.

Statusi i DRKKD-së:

Po ju prezantojmë, punën e kryer falë projektit të mirëmbajtjes në monumentin "Muret e Portës" me vendndodhje në Porto Romano, Durrës. Projekti konsiston në pastrime nga vegjetacioni në të dy krahët e murit, vendosjen e rrethimit me material druri, sistemimin e skarpatës si dhe vendosjen e tabelës informuese të monumentit. Ky është një projekt i miratuar në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve, i cili është zbatuar gjatë muajit Dhjetor të vitit 2017.

M.B.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Këto ditë qyteti i Durrësit ka pritur disa vizitorë të veçantë.

Me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, aktivitete të shumta janë zhvilluar në qytetin e

Më datë 17 janar 2018, u çel në ambientet e bibliotekës së Kampusit të Ri të UAMD-së, Ekspozita ‘Në gjurmët e Gjergj Kastriot - Skënderbe

Në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasija” në Durrës është çelur një ekspozitë nga stilistja Iliriana Zahiri, në të cilën është përmble

   Baritoni Gëzim Myshketa na ka bërë krenarë në shumë skena të teatrove europiane dhe botërore ku ka interpretuar.

   Sot një nga qytezat e Italisë identifikohet më këtë vepër monumentale.

   Violinisti durrsak Olen Çezari, i cili me talentin e tij ka mahnitur edhe të huajt, ka interpretuar me violinë në një vend të pazakont

Valltarja Liljana Cingu, partnerja e përhershme e Rexhep Çelikut në performancat e tyre në skenë ka treguar pengun më të madh të mjeshtri

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës, zbatoi projektin për mbulimin e mozaikut të Bazilikës së Shën Mëhillit në Arapaj, të qyte

E paarritshme në skenë, gjithmonë e respektuar dhe modeste, ikona e humorit shqiptar, Zyliha Miloti e cila ka festuar 72-vjetorin e lindj