Durrës, një ekspozitë fotografike për problematikat sociale (VIDEO)

Postuar: 08/03/2018 - 20:11

   Problemet që kanë fëmijët e zonave rurale të Durrësit, por edhe si e shikojnë ata të ardhmen e tyre, janë munduar t’i shprehin nëpërmjet një ekspozite fotografike në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasia” në Durrës.

Janë një grup fëmijësh nga Sukthi, Rrashbulli dhe Katundi i Ri, që janë mobilizuar për të dokumentuar problemet që ata hasin në komunitetin ku jetojnë apo mësojnë.

Përmes ekspozitës, synohet prezantimi i problematikave dhe ndryshimet që fëmijët e këtyre zonave kërkojnë të bëjnë autoritetet vendore.

Në hapjen e kësaj ekspozite kanë marrë pjesë përfaqësues nga institucione vendore dhe përfaqësues të shoqërisë civile.  

Ky event zhvillohet në kuadër të projektit “Të njohim zonën tonë përmes hulumtimit narrativ dhe vizual (photo voice)" si pjesë e projektit “Përfshirja e Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Save the Children, në partneritet me Terre des Hommes në Shqipëri.  

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli ka sqaruar reagimin e tij ndaj artistit të njohur Mirush Kabashi, pas qëndrimit që ky i fundit sh

   Në qytetin e Durrësit është organizuar festivali “Pranvera poetike durrsake”.

Të bashkuar për një qëllim të vetëm, për t’iu ardhur në ndihmë sa më shumë fëmijëve në nevojë.

Aktori i njohur Laert Vasili në takimin me artistët teksa diskutohej fati i Teatrit Kombëtar zgjodhi të flasë me ironi dhe fjalë therëse.

Në sallën e Teatrit të Qendrës Kulturore të Fëmijeve në Durrës, është zhvilluar konkursi i zërave të rinj i titulluar "Unë Këndoj".

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, dhuroi mbrëmjen e kaluar emocione të paharrueshme për mijëra shqiptarë, të cilët ki

Sikurse pritet prej kaq kohësh, Ermal Meta do të mbajë sot një koncert në sheshin “Skënderbej” në Tiranë të organizuar nga Bashkia e Tira