Emfazë retorike për Ruzhdi Golen

Postuar: 01/06/2018 - 18:56

   Nga Gladiola Jorbus

Krijuesi Ruzhdi Gole u rishfaq para miqve të librit, me veprat më të fundit “Klorofil frymor”(2017) e  “Inde dhe ishuj” (2018).  Mund të themi se në panoramën çorientuese dhe trullosëse të eseistikës bashkëkohore, përfshirë këtu dhe aktualitetin shqiptar, frymon dhe ngrihet krenare, pena e poe - prozës së autorit R. Gole.

 Sipas meje, veçantia më e madhe e tij mbetet oksimoroni, i cili krijon marrëdhënie sintaksore me vdekjen, dashurinë, pikturën, qytetin, shqisat, braktisjen, jetën, limontinë dhe ka si qëllim parësor të transmetojë sensacione, ndjenja, impresione, deduktime e sentenca sofiste.

Ndërkohë që shfleton poe – prozën e poetit Ruzhdi Goles, ti ndihesh si një ortek në rrokullisje pasi diçka i ka lëkundur ekuilibrin e brendshëm; në një pulitje sysh, të shfaqet e tërë qenësia tokësore e hyjnore që - kur ke qenë një pikëz jete brenda në mitër e gjer në zhvillimin e deritashëm.

Nën ndikimin e “Klorofilit frymor”, energjia që përthithim nga drita goliane, herë na zhyt në dëshpërim, herë na hap dyert e parajsës, për t’u rrekur më pas në një spleen (alla Bodler) dyrrachian të epërm si një qiell mbi krye.

Eseistika e krijuesit Goles fsheh një botë të vogël, strehon aq shumë ndjesi dhe mbart aq emocione, sa të duket sikur po shfleton esse nga Artur Rembo, nobelistja Gabriela Mistral apo argjentinasja me origjinë hebreje Alejandra Pizarnik. Autori ynë shkruan në hapësira krijuese që tërheqin të vërtetën; ai e paraqet natyrën siç është, siç shihet, kurse botën, ashtu siç ndihet - nga kjo pikë ai ka të zhvilluar një karakter të fuqishëm përshkrues, me një fjalor që i jep jetë një kryevepre të ardhshme.

 Ai e vesh Evën e tij dhe e zhvesh me vërtetësinë e gjykimeve të reja, dashuron thjeshtësinë njerëzore dhe provon në lëkurën e tij çdo muzg, agim, perëndim; çdo ëndërr, çdo moshë a stinë.

Është e qartë se ekziston një kontradiktë, madje e papajtueshme, nëse i japim veprës një kuptim thjesht formal "prozë poetike", por duke kryer zgjerimin semantik të frazës, mund të arrihet në një përkufizim të  tipit “ prozë që jeton në brendësi të vargut”.

 Ky do të ishte deklamimi në një formë të pazakontë i një zhanri letrar që - pavarësisht nga varieteti i saj - ka ruajtur tradicionalisht kafazin formal të vargut në pasigurinë e frymimit prozaik. Prania e elementeve tërësisht estetike, revokimi i dyshimit në ekzistencën e një entiteti të dallueshëm nga jo-letrarja dhe jo-artistikja, mosshfaqja e ngërçeve strukturore të perceptimit do të thotë një kthesë ekspresioniste në fuqizimin e kohezionit ose konsistencës tekstuale në të këtillë vepër.

Dhe në fund, emfaza retorike: Jeta që zhvillohet sot pareshtur, nën zhurmat shurdhuese, nën paqen e përgjakur, në qetësinë ushtuese të një bote klishe të amplifikuar nga mediat, a ia vlen vërtet të rrëfehet?! Gjithësia rrëkëllehet në meandret e meditimit. Ndërsa autori Ruzhdi Gole, me stoicizëm e talent, shkruan e përshkruan në një poe - prozë të harlisur dhe arrin të ruajë simultanisht, bukurinë dhe shëmtinë në faqet e saj.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është çelur në Durrës edicioni i tretë i panairit ndërkombëtar të librit shqip “Durrës Script”.

   “Historyextra” faqja zyrtare e “BBC History Magazine” dhe “BBC Histories Magazine”, i ka kërkuar lexuesve që të votojnë për gratë që k

Në datën 9 gusht ora 19.00 në shëtitoren Taulantia të Durrësit çelet edicioni i tretë i Panairit Ndërkombëtar i Librit Shqip “Durrës Scri

Visar Zhiti, poet dhe shkrimtar i njohur, ish i burgosur i komunizmit, thotë se duke i hedhur atij prangat, Shqipëria burgosi veten e saj

Ditën e djeshme është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare tenori virtuoz, Gaqo Çako.

   Ndahet nga jeta në moshën 83 vjeçare artisti i popullit Gaqo Çako.

Këtë fillim muaji, për të tretin vit radhazi në qytetin e Durrësit do të organizohet panairi ndërkombetar i librit “Durrës skript”.

Një nga firmëtarët e letrës kundër shembjes së Teatrit, Guljelm Radoja, ka folur për herë të parë për këtë çështje, gjatë protestës së zh