Ermal Meta në emisionin shqiptar: Nuk e prisja fitoren, krenar që jam shqiptar

Postuar: 13/02/2018 - 12:09

Ermal Meta, fituesi i Sanremos, ka shprehur emocionet e tij për këtë triumf të madh me anë të një interviste telefonike në emisionin “Wake Up” .

Këngëtari shqiptar theksoi se “sa herë që nxjerr një këngë mendoj se është më e mira”, por nuk priste të fitonte festivalin e këngës italiane me “Non mi avete fatto niente”, edhe pse ishte këngë me “mesazh shumë të fortë”.

“Fabrizio më kontaktoi në qershor mua. Ai më ka pëlqyer gjithmonë si artist dhe pranova menjëherë. Pas atentatit në koncertin e Ariana Grandes, fansat kishin frikë të vinin në koncertet tona, por kur e lë veten në dorë të frikës… Prandaj vendosëm të merrnim pjesë me këtë këngë”, shpjegoi Meta.

Në lidhje me pezullimin fillestar të këngës nga Sanremo, Meta theksoi:

“U trishtuam shumë, por e dinim se kishim të drejtë. Ne e kishim deklaruar që refreni ishte nga një këngë tjetër, e shkruar nga njëri prej nesh. Ndoshta disa gazetarë nuk e dinin ose nuk donin ta dinin. Thanë diçka të pasaktë. Kënga kishte refren të njëjtë, por ishte refreni ynë”.

Në fund, Meta deklaroi se është shqiptar, kjo gjë nuk fshihet dot dhe as nuk ka dëshirë që ta fshehë, e mbi të gjitha tha se është krenar, “por nga ana tjetër çdo njeri përfaqëson veten e vet”. 

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aktori Laert Vasili ishte i ftuar sot në “KafeIN” për të diskutuar në lidhje me prishjen e Tatrit Kombëtar, një temë e cila ka shkaktuar

Aktori Bujar Kapexhiu ka dalë hapur kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli ka sqaruar reagimin e tij ndaj artistit të njohur Mirush Kabashi, pas qëndrimit që ky i fundit sh

   Në qytetin e Durrësit është organizuar festivali “Pranvera poetike durrsake”.

Të bashkuar për një qëllim të vetëm, për t’iu ardhur në ndihmë sa më shumë fëmijëve në nevojë.

Aktori i njohur Laert Vasili në takimin me artistët teksa diskutohej fati i Teatrit Kombëtar zgjodhi të flasë me ironi dhe fjalë therëse.

Në sallën e Teatrit të Qendrës Kulturore të Fëmijeve në Durrës, është zhvilluar konkursi i zërave të rinj i titulluar "Unë Këndoj".

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, dhuroi mbrëmjen e kaluar emocione të paharrueshme për mijëra shqiptarë, të cilët ki