Ermal Meta ka performuar në natën e dytë gjysmë-finale në festivalin evropian të këngës, Eurovision.

Këngëtari me origjinë shqiptare përfaqëson shtetin italian me këngën “Non mi avete fatto niente", së bashku me këngëtarin italian, Fabrizoi Moro.

Gjatë performancës së tyre mbrëmjen e së enjtes u vu re një detaj shumë interesant. Ndërsa gjatë kohës që ata këndonin këngën italiane, shfaqej teksti në gjuhë të ndryshme dhe nuk ka munguar as gjuha shqipe.

"Nuk keni pasur asgjë", janë fjalët e përzgjedhura në gjuhën shqipe gjatë interpretimit të këngës.

Ermal Meta dhe 2 këngëtarët e tjerë shqiptarë do këndojnë në natën finale, Eugent Bushpepa që përfaqëson Shqipërinë me këngën 'Mall' dhe Eleni Foureira që përfaqëson Qipron me këngën 'Fuego'.