Ermal Meta dhe Fabrizio Moro janë pezulluar nga gara e Festivalit të Sanremos, “në pritje të thellimit të shqyrtimeve mbi atë që presupozohet si shkelje e rregullores së Festivalit nga kënga e tyre”, me titull “Non mi avete fatto niente”.

Organizatorët e Festivalit, që duket se kanë miratuar vendimin e drejtorit artistik Claudio Baglioni, kanë vendosur ta pezullojnë performancën e dy artistëve që parashikohej të bëhej mbrëmjen e sotme.

Në vend të tyre, pas një shorti të hedhur në prani të një noteri, do të marrë pjesë Renzo Rubino, që paraprakisht duhej të performonte ditën e enjte, raporton ANSA.