Finale shqiptarësh në Eurovision, edhe Ermali me Eugentin bëjnë shqiponjën (FOTO)

Postuar: 12/05/2018 - 09:33

Eurovisioni është kthyer ditët e fundit në një nga temat më të diskutuara në vendin tonë dhe kjo pasi në Lisbonë të Portugalisë, në finalen e madhe të këtij eventi, do të performojnë tre shqiptarë.

Eugent Bushpepaj për Shqipërinë, Eleni Foureira për Qipron dhe Ermal Meta për Italinë, kanë bërë krenar gjithë shqiptarët këto ditë me performancat e tyre në dy gjysmëfinalet që u duartrokitën dhe u komentuan gjatë nga të gjithë.

Pas “shqiponjës” mes Eugent Bushpepës dhe Eleni Fureiras, një tjetër “shqiponjë” është shfaqur në Lisbonë, këtë herë mes Eugent Bushpepës dhe Ermal Metës.

Në një foto të postuar nga ana e Eugentit, ai shihet së bashku me Ermalin duke formuar simbolin e shqiponjës. Në përshkrim të fotos ai ka shkruar: “Një artist i madh dhe i dashur”.

Por surpriza për të gjithë ka qenë postimi më i fundit i Ermal Metës në profilin e tij në rrjete sociale, ku shfaqet së bashku me Elenin të përqafuar, e në një tjetër me Eugentin, dhe në përshkrim të fotos ai ka shkruar plot krenari: ‘Shqiptarë’, duke e shoqëruar me flamurin tonë kuqezi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Signs, games and messages” titullohet koncerti i violinistit Fl

   “La memoria del Vento” (Kujtesa e erës), 50 vjet të Shqipërisë në histori fotografike titullohet ekspozita fotografike e fotoreporteri

   Biblioteka Publike Durrës, në bashkëpunim me Klubin e Shkrimtarëve dhe Artistëve, organizoi përurimin e dy romaneve të autorit Vaso Pa

   “La memoria del vento” është libri i fotoreporterit Italian Luca Turi, që do të promovohet 24 orëve të ardhshme në portet e Barit (Ita

   Klubi i Artit dhe Kulturës Sigal në Durrës javën e kaluar mikpriti shkrimtarin Stefan Çapaliku, i cili prezantoi dy vëllimet e parë të

"Mbrëmje maji me Gladiolë" është titulluar takimi poetik i organizuar nga Bashkia e qytetit të Durrësit.

Në Galerinë e Arteve pamore “Nikolet Vasia” të qytetit të Durrësit është çelur ekspozita e piktorëve të ardhur nga treva të ndryshme të v

   Eurovisioni këtë vit po mbahet në Lisbonë, ndërsa jemi vetëm 24 orë larg natës finale.