Fotografi turk, Erhan Bajladi çel ekpozitën personale me foto në galerinë e arteve pamore të Durrësit “Nikolet Vasija” të  titulluar “Gruaja dhe Natyra”. Ekpozita është ndjekur me mjaft interes për shkak të cilësisë së lartë të fotove artistike të ekspozuara.

Në fjalën e çeljes së kësaj veprimtarie, kuratori i ekspozitës nga Suhareka, Refik Gollobeshi, foli mbi punën artistike të mjeshtrit turk i cili është një artist i kompletuar me veprimtari të shumëanshme artistike edhe në poezi dhe muzikë. Por që këto elementë ka ditur t’i trajtojë artistikisht edhe në fotot e bukura që ka realizuar, tha Refik Gollobeshi Kurator i Fotoekspozitës.

Fotografi turk me origjinë nga Stambolli Erhan Bajlandi, vlerësohet për arritjen dhe pasqyrimin e kultit artistik të  femrës. Fotoekspozita në galerinë e arteve pamore “ Nikolet Vasija “ do të qëndrojë e hapur deri më 24 shtator.

Dy fjalë për autorin turk:

Artisti është në vendet më të bukura dhe më intriguese të natyrës, në dritën më të përshtatshme, kur retë në qiel, lulet në tokë dhe dridhërimat e ujit, nxjerrin pamje mahnitëse, më të bukurën, të cilat transferohen nga retina e syrit, camera e deri te makinat e shtypit që vijnë tek ne si trajtë artistike. Ndonjëherë në një fushë tulipani, ndonjëherë duke qëndruar në mes të gjelbrimit.

Ai duket se po zhduket në mjedisin që e rrethon. Ndonjëherë është verë, ndonjëherë është pranverë, ndonjëherë është vjeshtë, pa harruar dimrin. Ato pamje janë mahnitëse dhe duket sikur e ndjen ajrin e freskët, ujin që luhatet dhe pasqyrimi i kristalët, rrezet e thyera të diellit e hijes dhe dritës.

Sa bukur artisti fotograf ka gjetur dy komponentët e jetës, dashurinë dhe bukurinë që unë mund të them se kjo gjetje artistike është një stil i ri kompozicional, një romantizëm i kohës moderne apo impresionizëm fotografik që teknika e dallon nga piktorët e impresionizmit.

Gruaja e humbur, me shikim në horizont dhe natyra përmes ngjyrave dritës dhe hijes, ujit dhe qiellit, pasqyrimit dhe art-fakte arkitektonike, krijojnë trajtën e bukur artistike ku i gjejmë të gjitha kategoritë e estetikës.

Syri magjik i z.Orhan, gjen ato motive artistike në detaje dhe dhe kuadër total, ato pamje të natyres që për njerëzit e rëndomtë janë rutinë dhe të pa dukshme. Pasioni artistik dhe dashuria për natyrën, gruan dhe artin i sjell para nesh, në mënyrë të ndjeshme dhe cilësi artistike. Unë jam me fat, që shkruaj këto pak fjal, e frymëzuar nga autori dhe arti i fotografisë së tij.

Orahan Bayladi jeton dhe vepron në Stamboll, i cili ka hapur 21 ekspozita personale deri tani, është një kompozitor muzikor Turk i cili ka 70 kompozime për këndim në 29 pozicione të ndryshme dhe 21 instrumente në 19 poste të ndryshme dhe i mbledh ato në 3 albume.

Ai është një kitarist i cili zotëron një album të tij.Ai është një muzikant që luan kitarën dhe shoqërimin në koncerte me pianon.Një shkrimtar me 6 novela dhe një poet me 1 libër poezie…

K.H.