Eugent Bushpepa me këngën e tij “Mall”, ka mundur që të kalojë në finalen e Eurovizion.

Gjithashu dhe këngëtarja tjetër me orgjinë shqiptare ka kaluar në finale. Eleni Foureira do të jetë një ndër këngëtaret që do të këndojnë në natën e fundit.

Eugent Bushpepa këndoi i treti sonte në Eurovizion duke realizuar një performancë të shkëlqyer të këngës “Mall”.

Bushpepa u ngjit në skenë i sigurt duke përcjellë emocion me këngën dhe vokalin e tij të veçantë.