Është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare violinistja e njohur shkodrane, Viola Bajraktari. Violinistja Bajraktari vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, dhe një ditë më parë ka humbur betejën me të, duke mbyllur sytë përgjithmonë.

Ajo ishte një violiniste e talentuar dhe i ka dhënë shumë qytetit të saj, pasi ka ushtruar për shumë vite profesionin e mësueses në artin e violinës, ndërsa së fundi ka qenë nëndrejtoreshë e shkollës artistike ‘Preka Jakova’, në Shkodër.