Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare është nderuar me një çmim të rëndësishëm ndërkombëtar, siç është "Nonino 2018" në Itali.

Motivacioni i këtij çmimi për Kadaren është "Shkrimtar i dashuruar dhe kritik me popullin e tij".

Mësohet se ky çmim në Udine të Italisë u është dhënë dy personazheve bashkëkohorë, shkrimtarit Kadare dhe filozofit italian Giorgio Agamben. Ky i fundit ka marrë titullin “mjeshtri i kohës sonë”.

Siç pohojnë mediat italiane, çmimi ‘Nonino 2018’ është dhënë nga një juri e autorizuar nga ‘Nobel’. Ndërkohë, ceremonia e dhënies së çmimeve do të zhvillohet në Ronchi di Percoto në Udine, më 27 janar.