Kinematografia shqiptare në zi, shuhet aktorja e njohur

Postuar: 09/09/2017 - 17:18

Është shuar këtë të shtunë në moshën 66-vjeçare ikona e kinematografisë shqiptare, aktorja e madhe Hajrie Rondo.

Aktorja e madhe para disa kohësh u tha se ishte sërish rëndë, ku i ishte nënshtruar edhe një operacioni në kokë.

Ky ishte një tjetër lajm i keq për familjen, miqtë dhe dashamirësit e saj, pas lajmit të disa viteve më parë, kur pamë një pamje tjetër të aktores Hajrie Rondo, për shkak të luftës së saj me sëmundjen e rëndë.

MEDALJA E MIRËNJOHJES “SIMBOLI I QYTETIT”

Ndërsa shfaqte komedinë “Tre dhëndurët”, e cila shërbeu si mundësi që Tirana të shprehë vlerësimin për kontributin e saj si një nga aktoret më të dashura për shqiptarët, aktorja Hajrie Rondo u prit disa muaj më parë në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i cili i dorëzoi asaj Medaljen e Mirënjohjes, në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë ndër vite në teatër dhe në film, duke u shndërruar në një model frymëzimi për brezat e mëvonshëm të aktorëve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drama satirike e producentit suedez Rybwn Wstlund triumfon edhe në edicionin e 29-të të Çmimeve Europiane të Filmit.

12 fëmijë të talentuar në fushën e pikturës kanë hapur ekspozitën e radhës në galerinë e arteve pamore Nikolet Vasia në Durrës. 

Komedia “Boeing Boeing” korr sukses në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në natën e parë të saj.

   Universiteti “Aleksandër Moisiu”, në bashkëpunim me Klubin e Shkrimtarëve dhe të Artistëve Durrës, organizuan hapjen e ekspozitës me p

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës, promovoi projektin e saj “Durrësi, qyteti i mozaikëve” duke pasur partner shkollën 9-vjeç

Jo vetëm dëme në banesa e toka bujqësore por edhe në objektet arkeologjike ka shkaktuar pasoja situata e reshjeve këtë fillim dimri.

Në galerinë e arteve "Nikolet Vasia" në qytetin e Durrësit është hapur ekspozita fotografike në nder të artistit durrsak, Esat Hafizi.

Në kuadër të festave të 28 dhe 29 Nëntorit, Qendra Kulturore e Fëmijëve në Durrës në bashkëpunim me të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të m

   Me rastin e 70-vjetorit të lindjes së piktorit të njohur durrsak Nikolet Vasia, nxënësit e shkollës së mesme artistike “Jan Kukuzeli”