Në ekpozitën e 7-të të kolonisë së piktoreve, ka marrë pjesë këtë muaj edhe piktorja durrsake, Shpresa Milaqi (Bajko) me 4 punime të cilat u vlerësuan nga piktorët dhe publiku i pranishëm.

Piktorja Milaqi thotë se kjo ishte pjesëmarrja e saj e parë në këtë veprimtari ku pasqyroi nëpërmjet punimeve artistike, disa zona të veçanta me bukuri të rralla të bregdetit durrsak.

Piktorja Shpresa Milaqi (Bajko), pas disa ekspozitave të çelura në Galerinë e Arteve Pamore “Nikolet Vasija”, tashmë ka filluar që të ekspozojë piktura në akuarel në eventet e ndryshme ndërkombëtare.

Artistja durrsake, gjithashtu ka marrë pjesë në ekspozitat, eventet e pikturës të akuarelit në Itali, Indonezi, Vietnam, Indi, Prishtinë etj., ndërsa është duke u përgaditur për eventin e radhës të këtij zhanri në Çeki.

Projekti artistik i piktores Milaqi është puna në vijimësi për realizimin e një ekspozite personale këtë fund viti, në të cilën do të ndërlidhë punime në akuarel dhe në vaj.

K.H.