Nga data 19 gusht, në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasia” eshte çelur ekspozita personale e piktorit durrsak, pirografia, {arti i punimit me zjarr}, e cila po tërheq mjaft vizitorë, qytetarë durrsakë, dashamirës të artit, turistë të huaj, shqiptarë nga diaspora, etj.

Janë 28 piktura me përmasa e tematikë të ndryshme, që tërheqin çdo qytetar që kalon pranë kësaj ekspozite brilante.

Si qytetar dhe artist i dashuruar me Durrësin dhe detin, Iliri sjell portrete e ngjarje nga më tipiket të këtij qyteti, ku afeksioni i qytetarëve durrsakë për detin shoqërohet dhe me ngjarje kulmore siç është eksodi viteve 1990-91-92, nëpërmjet anijes “Vlora”, në momentit para nisjes nga porti i Durrësit.

Spikasin dhjetra portrete të qytetarëve, fëmijës buzë detit, peshkatarit në momentin e hedhjes së rrjetës, kuajt në startin e vrapimit, portreti i Deas, i katundarit, etj. mjaft prej të cilëve Iliri i ka njohur gjatë jetës, ka qëndruar me ta, ose zanate që i ka ushtruar vetë si burim jetese.

Autori i këtyre veprave na tregon me modesti se si ka aritur deri këtu.

“Më është dashur shumë punë e përkushtim për të kompletuar ekspozitën, por dhe meraku si do pritet nga vizitorët dhe kolegët”, shprehet Iliri.

“Është ekspozita e dytë që unë hap në qytetin tim, ndërkohë bashkë me një kolegun tim kemi hapur një ekspozitë në qytetin e Beratit. Pirografia është një teknikë e vështirë që do kohë, mund e djersë. Por unë po përpiqem t’ja dal, të arrij dicka në këtë fushë pak të njohur për artdashësit tanë” perfundon ai.