Rritet interesi për vlerat muzeale të lashtësisë në Durrës (VIDEO)

Postuar: 31/08/2017 - 11:39

*14 mijë vizitorë në muze gjatë kësaj 8-mujorit 2017!

Në muzeun arkeologjik të Durrësit numri i vizitorëve është shtuar ndjeshëm këtë vit. Ky numër sipas Bledar Bicës, ka shkuar në rreth 14.000. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar vërehet se ka pasur një trend rritjeje, sipas shifrave paraprake të 8-mujorit, afërsisht me 10 - 20 % më shumë. Kjo është reflektuar edhe në të ardhurat monetare të muzeut.

Bica bën me dije se ky numër vizitorësh është duke u rritur nga dita në ditë. Me turistë tashme përveç vendeve tradicionale, edhe nga Polonia dhe vende të shumta perëndimore si SHBA, Angli, Francë.

Të huajt vizitorë largohen me përshtypje mjaft të mira nga ky muze pasi në të ndodhen rreth 3200 objekte unikale muzeale që u përkasin disa qytetërimeve historike.

Numri i vizitorëve pritet që të jetë në rritje edhe në vijim. Kjo dhe për faktin që Amfiteatri i Durrësit është një nga monumentet më të rëndësishme të kulturës në vend, i vlerësuar dhe nga studimet e huaja për vlerat e tij historike. Vizitat në të përfshihen në të njëjtën paketë turistike me muzeun arkeologjik të Durrësit.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Gazetari i vjetër durrsak, Thanas Mustaqi, në një postim në Facebook, ka hedhur dritë mbi një moment të trishtë të historisë së Muzeut

   Gjithmonë e më shumë po shtohen të rinjtë që ngrenë lart emrin e Shqipërisë në vendet e huaja.

Pjesë e programit të Fest Lojë, i dedikuar 70-vjetorit të QKF-së Durrës dhe 20-vjetorit të festivalit.

Komedia “8 femrat” me regji të Driada Dervishit ka mbërritur këtë fundjavë ne Durrës në shfaqjen e saj të 11-të.

   Në odeonin “Nikolin Xhoja” të pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu” është zhvilluar pasditen e djeshme, nje aktivitet artistiko-kul

 20 vjetori i festës më të madhe të fëmijëve që bëhen bashkë në Durrës, nga treva të ndryshme të Ballkanit e më gjerë, ka përkuar me 70 v

Pas një suksesi absolut në Tiranë, “8 femrat” e Driada Dervishit mbërrijnë në skenën teatrore të Durrësit.

   Aktori Mirush Kabashi ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan.

   Një nga konkurrentët në spektaklin “The Voice of Greece” është edhe një shqiptar, i cili ka tërhequr vëmendjen e jurisë me zërin e tij

Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare aktori francez, Jean Rechofort.