Të gjitha shkrimtaret durrsake dhe jo vetëm në një ekspozitë të librit (VIDEO)

Postuar: 16/03/2018 - 18:52

   Në kuadrin e veprimtarive kushtuar librit, Biblioteka Publike e Durrësit organizoi një ekspozitë të titulluar; “Pena femërore shqiptare e shekullit te ri”.

U ekspozuan afro 250 tituj të penës femërore shqiptare, pasuri e Bibliotekës së Durrësit.

Librat i përkasin gjinive të ndryshme: poezi, prozë, studime në fushën e historisë, gjuhësisë, letërsisë, publicistikë dhe materiale të përziera.

Shumë shkrimtare femra durrsake, të shoqëruara edhe nga nxënësit e shkollave ku ato japin mësim, mbushën sot ambientet e sallës së bibliotekës.

Përmendim këtu Flora Dervishin, Mimoza Erebarën, Gladiola Busullën, Ledi Kacanin, Vera Vasian dhe Merita Thartorin.

Nxënësit e shkollave "Gjergj Kastrioti", "Frymë dashurie", " 14 nëntori", "Vinçens Prendushi", si dhe vajzat e medresesë "Mustafa Varoshi", së bashku me drejtuesen e tyre, ishin të pranishme në aktivitetin e organizuar me këtë rast.

Kjo ekspozitë ishte si një buqetë e bukur që stafi i Bibliotekës Publike, drejtuar nga Mirela Ylli iu dhuroi grave, në muajin e tyre. Ekspozita u përgatit dhe u moderua nga bibliografja Teuta Dhima dhe klasifikatorja Alketa Psatha.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prej vitesh një prej autoriteve të arkeologjisë dhe letërsisë shqiptare Moikom Zeqo është duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë.

Në galerinëe arteve pamore “Nikolet Vasia” të qytetit të Durrësit është çelur këtë fundjavë nje ekpozitë e veçantë me piktura t

Është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare violinistja e njohur shkodrane, Viola Bajraktari.

   Hervin Çuli do të jetë Drejtori i Teatrit Kombëtar edhe për 4 vite të tjera.

   Nga Gladiola JORBUS

Nxënësit e shkollës së mesme "Leonik Tomeo" në Durrës, kanë zhvilluar në mjediset e Amfiteatrit një veprimtari mbresëlënëse, duke grumbul

   Të shtunën, më 31 Mars 2018, poetesha durrsake Gladiola Busulla Jorbus mori pjesë në festivalin e VII-të të poezisë Albansk Poesi Fest

“Prijësi i palavdishëm” është titulli që autori i ka vendosur veprës së tij, i cili që në fillim të befason me kundërvënien, edhe prijës