U rikthye në Sanremo, reagon për herë të parë Ermal Meta

Postuar: 08/02/2018 - 18:46

   Fjalë, etiketime, fraza, shpjegime, dyshime dhe shumë lojëra fjalësh. Por në fund, Rai shpëtoi këngëtarin shqiptar Ermal Meta dhe Fabrizio Moron: dyshja mbeti në garë. Sonte ata do të jentë të shtatët që do të garojnë, megjithatë polemikat nuk janë shuar. Ermalit dhe Fabrizios, pas një dite tensionesh dhe pak heshtje, i është rikthyer buzëqeshja.

“E bëjmë këtë punë prej kohësh, e dimë se ç’do të thotë të shkruash këngë. I kemi respektuar gjithmonë rregullat. Qoftë unë, qoftë Fabrizio kemi pjesë për tre disqe të tjera. Kemi kontribuar në karrierën e shumë kolegëve tanë që kanë kënduar këngë të shkruara nga ne,” thotë Ermal Meta. “Ajo që më lëndoi më shumë ishte fjala plagjiaturë,”- vijon Moro.

Pas polemikave të orëve të fundit kënga e shqiptarit Ermal Meta dhe Fabrizio Moro “Non mi avete fatto niente”, (Nuk më keni bërë asgjë) do të vazhdojë konkurrimin në Sanremo 2018.

Pas vlerësimeve të bëra, Viale Mazzini beson në faktin se pjesa e duetit artistik të Ermal Metës dhe Fabrizio Moro nuk duhet të përjashtohet nga gara e festivalit të Sanremos “pasi ajo përputhet me kërkesat e reja të rregullores”, shkruan ‘Corriere Della Sera’.

Shpjegimi i zyrës ligjore së Rai

Kënga e Ermal Metës dhe Fabrizio Moro “Nuk më keni bërë asgjë” shpjegon zyra ligjore e Rai në një deklaratë për shtyp: “përmban fragmente të këngës ‘Heshtje’ të prezantuar në Sanremo tre vite më parë në më pak se një të tretën e këngës, kështu që fakti se kënga është prezantuar më parë nuk ndikon në risinë e këngës në garë aktualisht. Për më tëpër rezulton se dy këngët kanë kohëzgjatje, tekste dhe melodi të ndryshme. Përfundimi është se ‘të dy këngët, megjithëse paraqesin analogji, nuk janë e njëjta këngë. ‘Nuk më keni bërë asgjë’ është këngë e re dhe do vazhdojë garën”, thuhet në deklaratën e Rai

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është çelur në Durrës edicioni i tretë i panairit ndërkombëtar të librit shqip “Durrës Script”.

   “Historyextra” faqja zyrtare e “BBC History Magazine” dhe “BBC Histories Magazine”, i ka kërkuar lexuesve që të votojnë për gratë që k

Në datën 9 gusht ora 19.00 në shëtitoren Taulantia të Durrësit çelet edicioni i tretë i Panairit Ndërkombëtar i Librit Shqip “Durrës Scri

Visar Zhiti, poet dhe shkrimtar i njohur, ish i burgosur i komunizmit, thotë se duke i hedhur atij prangat, Shqipëria burgosi veten e saj

Ditën e djeshme është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare tenori virtuoz, Gaqo Çako.

   Ndahet nga jeta në moshën 83 vjeçare artisti i popullit Gaqo Çako.

Këtë fillim muaji, për të tretin vit radhazi në qytetin e Durrësit do të organizohet panairi ndërkombetar i librit “Durrës skript”.

Një nga firmëtarët e letrës kundër shembjes së Teatrit, Guljelm Radoja, ka folur për herë të parë për këtë çështje, gjatë protestës së zh

Pak ditë më parë ndërroi jetë aktori i humorit, i vlerësuar me titullin "Artist i Merituar", Fadil Hasa.