Nga Flora Gjondedaj Dervishi

            Si e ftuar nga autori për recensinimin e dy volumeve në prozë të tij, në thurimën time do të shpalos disa tipare  së prozës romaneske, jo aq në planin teorik se sa atë ilustrativ.

Vaso, me shumë bindje dhe energji ka marrë detyrën emocionuese dhe tepër të lodhshme, ndonjëherë zhgënjyese dhe të bezdisshme, të të shkruarit të një romani.

Në fillesë më duhet të pohoj tiparin e autonomisë, pasi kemi të bëjmë me një roman faktik dhe autobiografik, e, prej këndej, rrjedh autonomia. Jo kushdo mund ta trillojë e ta shkruaj materialin që shkrimtari Vaso Papaj, pas vitesh ka arritur ta nxjerrë nga kujtesa arkivore dhe ta shndërrojë në botë objektive të ndërtuar me fjalë, në një tekst letrar të publikuar.

Pra, kemi të bëjmë me një shkrimtar, që temën ia cakton vet jeta. Shkrimtari nuk mund  të jetë magjistar cirku. Ai u përulet rregullave që i dikton jeta duke shkruar për ato tema të nxjerra nga përvoja. Kjo është vërtetësi dhe sinqeritet.

Koha si nocion historik, ndodhitë, situatat, personazhet, që i kanë lënë gjurmë përshkruhen ashtu siç kanë qenë.  Letërsia, profesion ose jo, bëhet një impuls i fsheht i autorit. Ajo e shtyn të sfidojë botën, në kontekstin realitet absurd. Personazhi rrëfyes Patërioti, një djalë i ri, i kulturuar, me qiellin e kaltër në sy, -siç e thotë vetë ai, është pinjoll i  klasës  mikroborgjeze të shkolluar në Perëndim.

-Çfarë dua të kumtoj me origjinën? A do ta ndjekë pas patronimia të posalindurin në liri në kryeqytetin e vilave të kohës së mbretërisë, por edhe të barrikadave ??

Pikërisht këtu qëndron edhe nyja gordiane  Atdheu i  Patriotit , i dale nga lufta e dytë botrore, fitues përveç se luftë për liri mori përsipër edhe përmbysjen e sistemit feudoborgjez.  Dhe, u gjend i  rreshtuar në Perandorinë e lindjes komuniste. Klasa e të quajturve mikroborgjezi u panë shtrembër nga sistemi i ri social- politik, në rastin më pak të keq. Nuk është fjala për kolaboracionistët ndaj të cilëve kemi qendrim të njejtë në gjithë bllokun antifashist, (kujtoni kafazin e Ezra Paundit etj). Kjo shtresë e shoqërisë shqiptare do të goditeshin  në elementin më fisnik kulturën në tërësi dhe mënyrën e jetesës përvec pasurive, vënë nën sekuestro: oficinën, si torno, freza etj., makineri moderne për kohën, por edhe shtëpitë … Ndaj e shoh të udhës të shkëpus nga media e postdiktaturës një informacion -intervistë:”Papajt, ndër emigrantët e parë në Argjentinë faktohen  si Themeluesit e industrisë mekanike dhe të komunikacionit shqiptar në fillimshekullin e 20-të, por edhe si filantrop arti . Ata ishin sponsorizuesit  e sopranos së famshme   shqiptare Tefta Tashko Koço për incizimet,  në një studio të njohur në Paris në pllaka gramafoni…- A ju shkon ndër mend  se meloditë e melosit  më përfaqsues të ngjajshme me korin e operave verdiane  ishte  pikërisht kjo familje, që  bëri të incizohen, përhapen dhe ruhen në panteonin e kombit .???”

Fati i heroit kryesor: Patërioti mbaron shkëlqyer studimet e mesme  dhe kërkon të studiojë për arkitekturë ,por diplomohet në Universitetin e Tiranës për Matematikë. Po si ndodhi? Po. ndodhte që spiralja e luftës së klasave zbutej por edhe shkencat ekzakte refuzoheshin së shumti. Diktatura  zgjohet. I mohon diplomën  Patrit dhe e dërgon  të kryejë detyrimin ushtarak  në province e largët. I vret dashurinë e parë.  Një episod i denjë për film. Por, fati i i heroinës tek filmi Vdekja e kalit besoj se i bën homazh, edhe këtij  rasti rrëgjethës. Patri, personazhi rrëfyes pas kthimit nga ushtria  deportohet  nga qyteti i tij në province punëtor bujqësie.

  Në një moment dëshpërim ai mediton në grykën e një pusi. Cila është Çështja ?  Dilema hamletiane. Po një dorë, që ka njohur dy sisteme shoqërore e ngre me kumtin se mbretëritë  ngrihen e bien dhe të mençurit të ndershmit, i kalojnë provat pa u gjunjëzuar… Ishte plaku i Demirëve, kulak i zonës… simbolikisht urtia.

 Në hapat e mëtejmë,  Patri  tenton të rebelohet   për mosgjetjen e vetes në botën reale, në atë sistem social ,në thonjëza ,që  e privon nga gjithçka.  Por, Protagonisti- shkrimtar  ndoshta intuitivisht për veçse akumulon  dhe ka një shok  të mirë që ndajnë fundjavat ,ka  edhe një antenë të fshehur që nuk  e këpusin dot, një radio të vogël xhepi që i ofron informacion muzikë italiane  etj si t ë burgosurit rreze drite që i jep edhe gjuhën e dytë.

Në roman ka kohë të gjallë dhe kohë  të vdekur .  Bota  rurale me pluhur dhe baltë  me shtëpi kutiza shkrepsesh me gjenerator që fiket para mesnate duke e lenë fshatin mes dy lumenjve që derdhen në det në gjumë të vdekur,nen një shi rrebel. Dhe antiteza associative erresia dhe lumenjtë janë aty.  Një qiell i errët sikur donte t’ë rrëzohej e të na zinte brenda. Shpesh këto skena përsëriten dhe i ngjajnë ding dongut të Çangës së turmave kolektiviste të fushës.  Këto janë skena që të mbështjellin me mërzi, por mundet edhe të mos përsëriteshin  shpesh për lexuesin e vëmendshëm… Pritet që ritmika të hyjë  në një hulli  më dramatike, kur ajo rrejdh qetësisht rutinore. Regëtimat urbane dhe skena e teatrit  ku zhvillohet drama e luftës së klasave, bodrumi në kodrën e Moisiut , janë rrëqethëse, situata të thukta. Në bodrumin shtëpi me mure prej hartash lagështire u trokasin mbi kokë hapat e kalimtarëve deri ndaj nate dhe janë aq ngusht saqë motrën Tina e degdisin tek daja në Vlorë. Berti gjimnazist pingpongist kampion kombëtar  e ka marrë leksionine mbylljes së gojës dhe bëhet i padukshëm. Patri vjen vetëm fundjavave.  Po prej gatimeve, ëmbëlsirave  që gatuan e ëma dhe librave që u rekomandon i ati i shkolluar në Torino të duket se janë ulur në një sallon bell epok

 Tina, e motra, e dashuruar që gjimnaziste, megjithë inteligjencën dhe spikatjen si një vajzë plot hire përjeton një divorc me prapavijë politike. Ajo shumë e re rrit dy femijët e saj simpatikë e të zgjuar dhe ia del të jetojë duke punuar si mësuese filloreje në periferi me një biçiklet meda de in papaj.

 Kulmi arrin kur në bodrumin e tyre me dritare frëngji ia beh ushtria e minjve  të kanaleve. Gjithë asaj skene të pështirë pështjelluese  në tejskaj kërkova t’i shkëputem. por nisur nga teoria letrare  zbërthej simbolikën, forcën sugjestionuese dhe dola nga realiteti tek teknika . Këto skena i japin rastin e mirë që narracioni të jetë orgjinal.   Detajet  nuk janë imagjinare , deduktoj  labirinthin makthor të sistemit politik një sistem ogurzi ,ku vullneti I lirë dhe aftësia e qytetarit zhbëhen, një interpretim disi paranojak i mamasë ,për  absurditet,(minj aq të mëdhenj si’ishin parë ndonjëherë …)  sikur masin forcën e durimit dhe karakterit të kësaj shtrese. Por, janë mungesore vilat luksoze , ku banonin ata më parë e tashmë  të sekuestruara. Antiteza  lëndore detajiste, Apoetoza  e një familje rënia  drastike e klasës së të shkolluarve në perëndim,  etj,  do të  bëheshin  më të vyera dhe më me vlera njohëse kësisoj. Po ashtu shkollimi apo mësimet e pianos të  mamasë  një gruaje jo vetëm simpatike ,por me kulture,  nuk duhet të mbeteshin skajore. Franca e shek 18-të rurale, urbane,dokumentohet nga një vëzhgues i palodhur, sociolog dhe studiues i tipave njerëzorë, zakoneve, rutinave të përditshme të punës, festivaleve, paragjykimeve, veshjeve dhe besimeve në mënyrë të tillë, sa që librat e tij janë kthyer në një thesar për studiuesit historianët , antropologët , etnologët, sociologët e tj.   Ekam fjalë për të palodhurin  Restif Bretonne.

Episodi i dashurisë me Vojsavën  e bukur, vajzë ushtaraku  që kalbet në provincë, i harruar vjen si rastësor. Lidhja dashurore Patri -Vojsava është një thyerje tabush jo pak e njohur, por gjithsesi specifike në llojin e saj. Një lloj lirie e dënushme për kohën. E më pas guximi i Vojsavës e bën Patrin të dalë nga plogështia  dhe inaktiviteti. Kërkimi i frutit të tyre të dashurisë Kirit, i degdisur në një shtëpi foshnje buzë lumit Kir,  jep freski jetësore e ritmikë… Memuaristika del disi nga rrjedha dhe thurja e tekstit bëhet romaneske. Ndonëse kemi situate kundërthënëse . Kiri ,  mund ishte i denjë edhe për titull. (Në kontekstin trashëgimtari që do t’i përkiste një bote të re …një shekulli të ri…meqënëse autori priret nga optimizmi).

Por, Patri preferon që  në hapje të romanit të sjellë situatën e internimeve të klasve të pasuara e sidomos kur përziheshin me politikë, dhe frikën e dhimbjen që ndjen kur sheh xhaxhain e tij familjarisht të degdisur atje mes baltës dhe shiut familjarisht e shpreh: 1.“ Para një ore telefonoi operativi nesër dotë sjellin familje të tjera . Jo more familje ? nga ku kështu? -Prosituta janë me plot fëmijë, hajdut xhepash, por edhe të deklasuar. Mes tyre dhe familja eJani Lekës nga Durrësi. E njeh kush ? Jo mre plak nga ta njohim ne .Mu bë sikur poçi i llampës në tavan u këpute e më ra në kokë. Po sillnin xhaxhain familjarisht atje tej…( ku sqepi kodrës  afrohej drejt lumit si krokodil i etur.) Po prindërit e mi ?  ”>>>

2. Il fq 9. Befas xhaxhai zbriti nga kabina e zissit dhe iu afrua drejtuesit të operacionit. I kishte kapërcyer 62 vjetët. Ashtu i fortë indiferent e i pavemendshëm seç ndodhte për rreth më ngjau me aktorin e njohur francez Zhan Gaben në rolin e Zhan Valzhanit…  Policë të armatosur nën shi ruanin robërinë…më kishin hypyr të dridhura …”

Patri në monolog të brendshëm bën krahasimin fizik me personazhe të Hygoit tek Të mjerët , dihet njëri prej krijimeve më ambicioze rrëfimtare të shekullit 19-të epokës së artë të romanit…  Në parantezë: Romani Të mjerët zhytet në të gjitha ngjarjet e mëdha shoqërore ,kulturore dhe politike të kohës dhe në të gjitha përjetimet personale  të Viktor Hugoit  ,që iu deshën 30 vjet për ta shkruar. I kthehej dorëshkrimit pasi e braktiste me interval të gjata po rrëfimi nis me Zhan Valzhanin që vodhi shandanët e argjendtë në shtëpinë e peshkopit Bienveny . I burgosuri i rilindur,hero më pas.

  Po xhaxhai juaj Jani Leka  Էfarë vodhi ? dhe Ç’ndodhi në demokraci me mjeshtrin duarartë që udhëtonte me motor, simbol i një arritjeje ….(pyetje retorike.)

Personazhet janë një nga rregullat e  letërisë, që nuk pranon përjashtim. Tema e romanit pa ata nuk do të kishte forcë terheqëse dhe do të ishte diçka e largët në mos memece . Personazhet nuk janë marioneta apo pinokë ,por t ë besueshëm,  dhe është vet jeta  që u jep shpirt. Turma e punëtorëve tek tuk me ndonjë skicim në mencën kolektive .Ramiu ,  veterineri  zooteknik Bim Gruda, që grindet me barinjtë, përgjegjësi i sektorit  Met Gjonbala  që gjuan  lepuj e zogj, Eva sportelistja e hotel Adriatikut që u ngjitet të huajve, Hasbia dhe Hana koleget normiste, silueta të ftohta, infermier Shukriu, drejtor Todi, rrobaqepës Koli , operativi i zonës. Simpatia për kosovarët e shpërngulur pas mbetjes së Kosovës nën sllavët…etj., dhe po nga punëtorët anon simpatia.

 Ka një marrëdhënie  midis kohës së jetuar dhe kohës së rrëfimit ; po refleksioni a ekziston në këtë vepër  ?

Rrjedha e kohës letrare apo marrëdhënia mes rrëfyesit dhe kohës së asaj që po rrëfehet të duken si shqyrtim më konkret. Ky është këndvështrimi i autorit.. këndvështrimi i rrafsheve të realitetit, ku vendoset rrëfyesi Patri për t’na treguar ndodhitë  , nga e përditshmja apo mungesat në jetesën e tyre 20-vjeçare, mungesa e nyjes hidrosanitare në dukje vulgare, në qyetin kur që në kohëne perandorisë  romake pas via Egnatias ndërtoi ujësjellësin dhe Bibliotekën .  Në atë bodrum  ku frymojnë katër njerëz dhe ecejaket e Tinës me vajzën 10 vjeç që ka filluar t’i përpijë librat, por në sy i është ravijëzuar habia e deri tek komshinjtë e mirë Karaboja që i thërrasin për të parë festivalin e Sanremos  apo detaji i punëtorit të shinave që rreh gruan  dhe Patri tronditet me sjelljet kafshërore  të njeriut të ri socialist, frymojnë….

Ekstravaganca, fjalërrjedhja e shfrenuar, që zhvlerëson çdo kundërshtim estetik apo etik, akademizmi dhe manierat libreske janë anashkaluar. Vaso nuk u ngjan shkrimtarëve të veckël me pranëvenie e togfjalëshit prodhimtar deri në mërzi ,por me romanin e murosur të asaj stine dimërore  Një dimër mes dimrash, ku kam qenë në rolin e  redaktores dhe editoristes, e gllabëroi vëmendjen e lexuesit.

Shpresoj të ndodhë i njëjti fenomen edhe në dy volume që kemi në dorë. Ndonëse memuaristika ka një lloj suspanse  gati pacifiste, ndoshta  shenjë e karakterit të shkrimtarit. Renditja e rrjedhshme e ngjarjeve në botën rurale dhe atë urbane  të një qyteti tregtarësh të hershëm,  ku lulëzoi mikroborgjezia e para- prag-dhe gjatë luftës së dytë botrore e lë individin  gati të vetmuar… dhe nuk ka argument për keqtrajtimin e tij ala Xherxhinski. (Për të përmbysurit, sa më e gjatë palltoja, aq më e vogël mëshira)…