Në sallën e Odeonit "Nikolin Xhoja" të pallatit të Kulturës "Aleksander Moisiu" të Durrësit është zhvilluar koncerti i finalistëve të edicionit të 4-ët të festivalit "Jorgji Truja".

Nxënës të talentuar e të suksesshëm të shkollës artistike "Jan Kukuzeli", ekzekutuan pjesë të njohura nga kompozitorë vendas dhe të huaj. Organizatorët e festivalit mbarëkombëtar, theksuan se qëllimi i këtij festivali është promovimi dhe zbulimi i zërave të rinj.

Interpretuesit e talentuar të edicionit të katërt të zërave të rinjë të festivalit "Jorgji Truja" u duartrokitën nga të pranishmit të cilët vlerësuan cilësinë e interpretimeve dhe përgaditjen dinjitoze të tyre.

K.H.