Rusia ndez alarmin e kuq për mungesë birre, pijen e preferuar të tifozëve në këtë Kupë Bote. Më shumë sesa për penalltinë e humbur nga Messi ndaj Islandës, apo për dëmtimin e mundshëm të Neymar, tifozët janë të shqetësuar për mungesë birre.

Siç raporton Reuters, Baltika furnizuesi rus i Carlsberg bën me dije se ekziston rreziku që fansat të mbeten thatë në Rusi në vazhdohet me këto ritme. Në Moskë nuk ka mjaftueshëm birrë për të përballuar kërkesat e tifozëve gjatë kampionatit botëror.

Një kamarier rus për “Fox Sports” deklaroi: “ Ishim gati për këtë kompeticion kaq madhor, por nuk besonim se tifozët do të pinin vetëm birrë dhe asgjë tjetër. Të hënën përfunduan birrat dhe tani presim furnizimin, janë shumë persona, nuk i përballojmë dot, duhen furnzime, për një event që sapo ka nisur”, shtoi në fund kamarieri rus.