Neymar vazhdon të bëhet protagonist. Këtë herë jo me spektaklin në fushën e lojës, por me sjelljet e pahijshme gjatë rikuperimit të tij. Ylli i PSG-së ndodhet në Brazil për t’u riaftësuar pas operacionit në kavilje.

Por gjatë kohës që po qëndron në vendlindje, ai nuk ka reshtur së surprizuari me videot e publikuara në rrjetet sociale. Këtë herë ai ka krijuar polemika për faktin se është duke kërcyer me një këmbë, ndërkohë që këmbën tjetër e ka të vendosur në një protezë.

Por nuk përfundon këtu, pasi mediat i kanë publikuar disa foto, në të cilat Nejmar shihet duke shkuar në disko bashkë me të dashurën e tij Bruna. Ai ka qenë prezent në ditëlindjen e motrës së Brunës dhe aty ka kaluar disa orë në një klub nate në San Paolo. Pas këtij momenti, ai ka publikuar edhe një video ku shihet duke kërcyer.

Deri këtu duket se nuk ka bërë asgjë të çuditshme, por duke parë faktin që këtë vit luhet kampionati botëror dhe të gjithë sytë e Brazilit janë drejtuar nga ylli i skuadrës Neymar. T

ifozët dhe mediat nuk i kanë pritur mirë veprimet e lojtarit dhe mendojnë se nuk po bën mirë dhe po rrezikon që të mos rikuperohet në kohë për botërorin.

Por, kritikat janë akoma më të shumta në Francë, ku tifozët e PSG-së tani e shohin si një “armik”, pasi Neymar vendosi të mos luante në ndeshjen kundër Realit të Madridit dhe e la në baltë skuadrën në sfidën më vendimtare të sezonit.

Por Neymar është brazilian dhe jeta e natës, kërcimet dhe argëtimet janë pjesë e jetës së tij. Ndoshta tifozët do ta falin nëse ia del të rikuperohet për në Rusi dhe u jep trofeun e Kupës së Botës.