Një ngjarje e çuditshme vjen nga Rusia, pak muaj para fillimit të Botërorit 2018.

Në takimin mes Fakel-Voronezh dhe Vladivostok, një tifoz nga ekipi mik ka protestuar në një mënyrë unike, ndaj trajnerit të skuadrës së tij, Aleksander Grigorian, duke hedhur një pulë në fushë.

Veprimi i këtij tifozi ka bërë bujë në mediat ruse, dhe për të kërkohej dënim, pasi akuzohet për "keqtrajtim ndaj kafshëve".

Janë autoritetet që kanë vendosur ta dënojnë me 15 ditë burg, për shkakun e thjeshtë se ka dhunuar një pulë të gjallë, duke i ngjitur sqepin dhe duke e hedhur në fushë.