Që duhet pasur kujdes rreth mesazheve dhe publikimeve që bëjmë në rrjetet sociale, këtë e tregon më së miri edhe rasti i “Miss Turkey 2017”.

Itir Esenit i ka kushtuar humbjen e titullit vajzës më të bukur në Turqi të dhënë ditën e djeshme.

E gjithë kjo pasi, që bukuroshja kishte publikuar një fotografi të pahijshme në Twitter gjatë kohës së puçit ushtarak të 25 korrikut të vitit të kaluar.

Në fakt, ajo kishte publikuar një fotografi në kohën kur ishte me menstruacione, duke e shoqëruar me fjalitë “unë jam në këtë gjendje me menstruacionet gjatë puçit”.

Kjo ka bërë që sot organizatorët t’ia marrin kurorën “Miss Turkey 2017”, megjithëse 18-vjeçarja kishte kërkuar falje dhe e kishte arsyetuar me faktin se ishte e “pavetëdijshme” kur e bëri atë gjest.

Tani më e bukura e Turqisë është shpallur Asli Sumen, e cila do të përfaqësojë vendin e saj në “Miss World”, i cili do të mbahet në Kinë.