Një video që është bërë virale në rrjet tregon një peshkaqen shumë pranë bregut të detit në Salento, në plazhin San Foca, që ndodhet pranë plazhit shumë të populluar Torre dell’Osso.

Pushuesit kanë mbetur të habitur, ndërsa shihnin nga bregu 3 peshkaqenët që shfaqeshin në det.

Prania e tyre ngjalli panuk tek plazhistët, që njoftuan autoritetet italiane. Këto të fundit do të mbajnë nën monitorim zonën në ditët e ardhshme.

Shihni videon e publikuar nga Il Messaggero.