7 Marsi është një festë e bukur që përjetohet nga të gjithë mësuesit, por edhe fëmijët.

Atmosfera e kësaj feste në Durrës ka sjellë aromën e pranverës në të gjithë rrugët dhe ambientet shkollore.

Që në mëngjes vogëlushët e jo vetëm, kanë përgatitur me merak buqetat me lule, dhuratë për mësuesit e tyre.

Duke nisur nga dita e martë, të gjitha dyqanet e luleve në qytet kanë qenë të superngarkuara me përgatitjen e buqetave, të të gjitha dimensioneve dhe kombinimeve. 7-8 marsi janë ndër ditët më të ngarkuara me punë për këto biznese.