Gjashtë fëmijët e tyre, biologjikë dhe të birësuar, kanë qenë gjithmonë më të rëndësishmit në jetën e tyre. Angelina Jolie dhe Brad Pitt vendosën të bënin dasmë në gusht të vitit 2014, vetëm e vetëm për të kënaqur fëmijët e tyre.

“Është një ndjesi e mrekullueshme të qenit e martuar. Fëmijët janë shumë të lumtur”, u shpreh Jolie asokohe. Ndërsa Pitt tha: “Ne nuk e dinim sa kuptim kishte për ta”.

Por në shtator të vitit 2016, aktorja bëri deklaratën shokuese që kishte nisur procedurat e divorcit. Prej 2 vitesh çifti ende nuk ka përfunduar prishjen e martesës, duke e kthyer këtë divorc në më të hidhurin e historisë së Hollywood-it.

Sipas Dailymail, një burim tha se zgjidhja e divorcit të tyre nuk do të përfundojë shpejt, pasi ata nuk bien dakort në asnjë gjë.

Angelina Jolie pretendon kujdestarinë e plotë të Madox, Pax, Zahara, Shiloh dhe të binjakëve Konx dhe Vivienne.

Sipas dokumenteve të gjykatës, më 7 Gusht ekipi ligjor i Angelina Jolie tha se kjo e fundit dëshiron ta “degëzojë” divorcin, pra ta ndajë në dy pjesë dhe të arrijë statusin e beqares brenda 4 muajsh.

Burime të afërta me 43-vjeçaren thanë se ajo është tejmbushur me inat dhe është bërë e paarsyeshme dhe qesharake. Ndërsa një mik  i Brad Pittit u shpreh se ajo ende e dashuron këtë të fundit, ndaj dhe nuk do që të heqë dorë kaq lehtë.